Si të përdorni rozmarinën në të mirë të flokëve tuaj

Përdorimi i rozmarinës për kujdesin e flokëve është shumë e thjeshtë, ju vetëm duhet të bëni një çaj për shpëlarjen e flokëve.

Si ta përgatitni çajin me rozmarinë për shpëlarjen e flokëve?

Vendosni katër filxhanë ujë në tenxhere dhe lërini të vlojë. Më pas vendoseni në një enë tjetër.

Shtoni rozmarinë (të freskët, të thatë ose vaj esencial).

Lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta ose lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës për rezultate edhe më të mira.

Më pas kullojeni lëngun dhe lëreni të ftohet.

Opsionale:

Shtoni uthull dhe përziejeni. Lëreni të qëndrojë në frigorifer.

Si ta përdorni?

Fillimisht lani flokët me shampon të zakonshëm, pastaj me çajin me rozmarinë. Masazhojini rrënjët e flokëve dhe shpëlani flokët./tesheshi.com/