Si të përballeni me depresionin sipas gjeniut Stephen Hawking

Stephen Hawking, një ndër fizikanët më të njohur në të gjithë botën, ka dhënë një leksion mbi vrimat e zeza në Royal Institution të Londrës, në kuadër të festimit të ditëlindjes së tij të 74-t.

Sipas këndvështrimit të tij, vrimat e zeza nuk janë fundi, apo vdekja e një ylli, por me shumë mundësi pikënisja për në universe të tjera të panjohura.

Gjatë leksionit të tij, profesor Hawking iu përgjigj jo vetëm pyetjeve shkencore, por edhe atyre personale. Ai dha një përgjigje shumë poetike kur u pyet se si i kishte kaluar vështirësitë dhe problemet me të cilat ishte përballur në jetë. Vetë Hawking e krahasoi depresionin me vrimat e zeza:

“Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa ato duken. Ato nuk janë një burg i përjetshëm. Gjërat mund të dalin nga vrimat e zeza dhe me shumë mundësi ato mund të shkojnë në një univers tjetër nga një vrimë e zezë. Ndaj, nëse jeni në një vrimë të zezë, mos u dorëzoni – ekziston një mënyrë për të dalë nga ajo”.

Stephen Hawking nuk është vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një njeri tepër kokëfortë dhe me vullnet të madh. Në vitin 1963 ai u diagnostikua me sëmundje në funksionimin e neuroneve motorike. Mjekët nuk i dhanë shpresë për më shumë se dy vjet jetë. Megjithatë, profesor Hawking arriti të jetonte për shumë vite, e madje bëri zbulime, shkroi libra, dha leksione e frymëzoi mijëra persona me aftësi të kufizuara. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts