Si të parandaloni futjen e akrepave në shtëpinë tuaj

Çdokush do të dëshironte që ambienti i tij në shtëpi të ishte sa më i pastër dhe i sigurtë, sidomos kur bëhet fjalë për insekte apo gjallesa të rrezikshme.

Padyshim një ndër to është edhe akrepi, tepër i rrezikshëm dhe që i pëlqen të jetojë në zona të errëta dhe të lagështa, siç mund të jenë banjo, tavanet, bodrumet apo kuzhina.

Nëse ndodh që të gjeni një të tillë në shtëpinë tuaj, ju do të doni ta nxirrni menjëherë jashtë.

Ja disa mënyra sesi të shmangni futjen e tyre në shtëpi:

Mos jetoni në një vend me lagështirë;

Sikurse e thamë, akrepat e kanë lagështirën habitatin e tyre të preferuar. Provoni ta lyeni apo ajrosni më shpesh ambientin në momentin që vini re se ai ka vazhdimisht lagështirë. Sigurohuni që e gjithë zona të jetë e pastër.

Mos krijoni rrëmujë;

Akrepat vdesin për rrëmujën, andaj përgjigja është e thjeshtë: shmangeni atë. Ato kanë qejf të fshihen nëpër letra, kështu që mos i lini kudo dhe gjithandej.

Përdorni vajra esencialë;

Ato e urrejnë aromën e kanellës, livandos, agrumeve apo borzilokut. Kështu që këto vajra esencialë janë mënyra më e mirë për t’i mbajtur larg.

Mbylleni ushqimin tuaj

Ato tërhiqen shumë nga mbeturinat,  sheqeri, drithërat, mielli, orizi apo kuinoa. Sigurohuni që t’i mbyllni këto ushqime dhe jo vetëm. /tesheshi.com/