Auto Dak
Auto Dak

Si të bëni byrek me ujë mineral

Keni provuar ta gatuani byrekun me ujë mineral? Nëse jo, më poshtë keni recetën më të mirë të përgatitjes së tij. Nuk ju merr shumë kohë dhe ka një shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

540 gr petë byreku të gatshme

1 vezë

½ filxhan qumësht

1/3 gotë vaj

1 lugë gjelle fara susami (sipas dëshirës)

1½ gotë ujë mineral

Për mbushjen:

150 gr djathë

½ gotë majdanoz ose kopër

2-3 lugë gjelle kos

Përgatitja:

Kombinoni në një tas të madh vezën, vajin, ujin mineral dhe qumështin.

Lyeni tavën e pjekjes me pak ydnyrë dhe vendosni 2-3 petë byreku. Spërkatini me përzierjen me ujë mineral.

Në një tas të vogël miksoni djathin, majdanozin dhe kosin. Hidhni  pak nga përzierja dhe përhapeni në sipërfaqen e petëve.

Ndiqni të njëjtin proces deri në përfundimin e petëve.

Prejeni më pas byrekun në copa mesatare dhe hidhni mbi të fara susami sipas dëshirës. Hidhni edhe përzierjen e mbetur me ujë mineral.

Vendoseni në furrë të piqet për 30-45 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.

Shërbejeni të ngrohtë./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts