reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Si po premton Gruevski të pamundurën: financat që nuk i ka!

 

Secila paqëndrueshmëri në politikë e shtet, jep rezultate dëshpruese në sferën e ekonomisë, shprehen ekspertët, duke komentuar impaktin e krizës politike në Maqedoni dhe reflektimin e saj në ekonomi.

Ata thonë se kriza politike do të ulë dhe ngadalësojë ritmin e investimeve të huaja, për shkak të krizës së institucioneve, ndërsa do të bëjë që projektet të mbesin në sirtar dhe askush  të mos merret me komponentet zhvillimore.

Profesori universitar, Visar Ademi, për portalin ‘tesheshi.com’, thotë se kriza politike ka ndikim shumëdimensional, por thelbësorja sipas tij është se qeveria tani do të tentojë të blejë qetësinë sociale:  “Kriza politike do të ulë dhe ngadalësojë ritmin e investimeve të huaja për shkak të krizës së institucioneve. Tani fokusi nuk është në zhvillimin ekonomik por në stabilitetin politik, sepse grumbullimi i parave nga ekonomia do të ketë ritëm të ulët përshkak se qeverija kërkon të blejë qesetësi sociale”, thtë Ademi.

Kryetarja e Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Daniella Arsovska, tha se vazhdimi i krizës politike mund të rezultojë me të dhëna kastrofale për ekonominë e vendit: “Kryesorja është se thellimi i krizës politike do të bëjë që projektet të mbesin në sirtar dhe askush nuk do të merret me komponentet zhvillimore”, tha Arsovska, sipas të cilës ekonomia është materie e gjallë e cila varet jo vetëm nga  zhvillimet në ekonomi, por edhe në politikë.

Përkundër alarmit të ngritur nga ekonomistët, Kryeministri Gruevski nuk ndalet së premtuari rroga më të larta, rritje të ndihmës sociale dhe shumë beneficionë tjera për qytetarët, të cilat bëjnë që ekspertët të parashtrojnë dilemën se me  çfarë parash do t’i financohen  këto paralajmërime.

Në vend të rritjes së rrogave me 5%, siç ishte planifikuar fillimisht, për ata që i marrin rrogat nga buxheti, do të rriten me 10%, që janë rrogat e rreth 10.100 të punësuarve në polici, e deri në vitin 2017 do të rriten deri në 20%. Në vend të rritjes së ndihmës sociale me 5%, rritja do të jetë me 10%, ndërsa të shtunën në Ohër, Gruevski paralajmëroi uikend turistik për pensionistët, ku kritikët nuk e patën të vështirë të thonë se të gjithë këto lloj premtimesh kanë prapavijë politike.

Përgatiti Bekim Laci – tesheshi.com