Si po e luan Varufakis teorinë e tij të “lojës”

Vajtja e ministrit grek të Financave, Janis Varufakis, në takim me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian me xhaketë lëkure të denjë për një motoçiklist  dhe me një këmishë të zbërthyer, me siguri do të kishte mrekulluar pa fund John F. Nash, matematikanin fitues të çmimit Nobel  për teorinë e famshme të lojës. Por ky i fundit u hodh nga taksia vetëm një muaj më parë dhe ndërroi jetë.

A është Varufakis vërtetë një radikal, apo thjesht po sillet si i tillë për të rritur mundësinë negociuese të Greqisë, ose thënë ndryshe në gjuhën e teorisë së lojës: ”ndonjëherë është racionale të sillesh në mënyrë irracionale”.

05stewart-web2-articleLarge

Vetë Ministri grek i Financave është një nga pëfaqësuesit e denjë dhe të famshëm të teorisë së lojës, bashkëautor i tekstit: ”Teoria e lojës: hyrje kritike” si dhe një admirues i zjarrtë i John Nash. Të dy janë takuar në Athinë në korrik të vitit 2000 pas një leksioni që matematikani i famshëm mbajti në lidhje me paratë. Kur mësoi për vdekjen e Dr. Nash, Varufakis shkruajti në Twitter:” Leximi i punës tënde ishte frymëzues. Takimi me ty dhe koha e kaluar bashkë ishte një dhuratë e paçmuar. Lamtumirë, dr. Nash”

Bisedimet e vështira dhe shumë intensive mes Greqisë dhe kreditorëve të saj, që kanë mbajtur pezull tregjet fiancare ndërkombëatre për muaj të tërë,  duket se kanë arritur një pikë vlimi dhe janë të tilla që do të kishin mrekulluar vërtetë Nash sipas teorisë së tij.

Sipas disa specialistëve, është pikërisht loja që Nash kishte pasur në mendje. Eshtë një lojë me më shumë se dy lojtarë. Ata kanë interesa të kundërt, por edhe të përbashkëta. Mosarritja e një marrëveshjeje do të ishte e keqe për të dyja palët.

Për fat të keq të tregjeve financiare dhe të Bashkimit Europian, nuk ka një garanci që Greqia dhe kreditorët e saj të arrijnë një marrëveshje  që do të shmangte një skenar të keq dhe ndoshta mospagimi i borxheve nga ana e Greqisë mund t’i shkaktojë asaj daljen nga Bashkimi Evropian si dhe vazhdimin e krizës edhe në vende të tjera.

Kur një gazetar e pyeti Varufakis se si ndihej që kishte fatet e ekonomisë globale në dorë, në njëfarë mënyre, ai u përgjigj: “Unë realisht nuk e ndjej peshën e ekonomisë botërore. Ndjej peshën e popullit grek mbi supe. Nëse Greqia e vogël, për të arritur të mbijetojë, do të përmbysë botën financiare, ky nuk do të jetë faji ynë. Do të ishte njësoj sikur të pretendohej që falimentimi i një shteti amerikan të ishte shkaktar për falimentimin e gjithë Shteteve të Bashkuara.”

Të gjithë, në fakt, e pranojnë se një falimentim i Greqisë është gjëja e fundit që dëshirohet si nga grekët ashtu edhe nga kreditorët, mes të cilëve Gjermania dhe Franca, Banka Qendrore Europiane dhe FMN.

Por sipas teorisë së Nash, mund të ketë disa rezultate, të ashtuquajtura “ekuilibra të Nash” që prodhojnë rezultate të pranueshme. Një ekuilibër i tillë eziston kur strategjia e secilës palë është optimale falë asaj që secila palë beson se është strategjia e palës tjetër.

Përshembull, nëse Gjermania  dhe kreditorë të tjerë nuk e besojnë kërcënimin e Greqsë për të falimentuar dhe e nënvleftësojnë rëndësinë e një fakti të tillë, ata mund të mendojnë se strategjia e tyre më e mirë është këmbëngulja  në kërkesat e tyre në lidhje me nevojën për reforma strekturore në Greqi.

E gjithë kjo mund të jetë pjesë e taktikës së Varufakis, i cili vazhdon që të ketë rolin e liderit në bisedime  dhe të mbetet një këshilltar kyç i kryeministrit grek, Aleksis Cipras. Por Varufakis është shumë më tepër se një ekzibicionist. Ai thotë se ata që ndodhen në anën e kundërt të negociatave po e konsiderojnë si një “budalla irracional”. “Unë kam qenë stoik. Nuk e kam lënë veten që të nxehem, apo tërbohem. Unë e di se kush jam dhe ata e dinë se kush jam”, thotë ai.

Në rastin e Greqisë, të dy palët e dinë se situata nuk duhet çuar buzë greminës, por nuk e dinë se deri në çfarë pike duhet të shkojë kjo shtyrje. Të dyja palët e dijnë se duhen bërë lëshime, por asnjëra nuk e bën. Ndaj kemi një ndalesë për njëfarë kohe.

Sipas Varufakis, një pjesë e negociatorëve janë të ndërgjegjshëm për shkatërrimin që do të pësojë gjithë BE në rastin e falimentimit të Greqisë. Të tjerët,më pak të ndërgjegjshëm.

Ka një divergjencë të madhe opinionesh, madje edhe në Gjermani. Paqartësia e rezultatit përfundimtar e komplikon shumë çdo lojë. Dhe pikërisht paqartësia në pasojën e një falimentimi të Greqisë e mban situatën ende pezull. Megjithatë teoria e lojës thjesht të furnizon me mjete analitike për të zgjidhur situatën, por nuk mund të parashikojë përfundimin dhe ai për momentin mbetet i paqartë. Por jo edhe për shumë gjatë.

 

Përgatiti Dori Daka – tesheshi.com