Si ndikon tensioni në shkaktimin e dhimbjes së kokës

Dhimbjet e tensionit zakonisht shkaktohen nga ndonjë  çdo lloj stresi emocional ose lodhja dhe fillojnë me një dhimbje në pjesën e prapme të kokës dhe lëvizin drejt frontit.

Universiteti i Merilendit thotë se dhimbjet e tensionit shkaktojnë dhimbje në qafën, kokë dhe mund të ndikojnë në anën e djathtë  dhe në anën e majtë të kokës.

Njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke për shkak të tensionit thonë se dhimbja  ndjehet sikur ka diçka që i shtrëngon fort në kokën e tyre.

Dr. Neil S. Lava, i cili është drejtor i Klinikës së Sklerozës Multiple në Universitetin Emory, thotë se dhimbjet e tensionit shpesh shkaktohen nga muskujt e ngushtë në pjesën e prapme të qafës.

Zakonisht, faktorët si stresi emocional, lodhja, uria, nivelet e ulëta të hekurit dhe sjellja e keqe mund ta shkaktojnë këtë.

Së bashku me dhimbjen e kokës , ju gjithashtu mund të ndiheni të inatosur dhe të ndjeshëm ndaj dritës ose zhurmës.

Sipas Dr Lava, këto lloj dhimbje kokësh zakonisht nuk shkaktojnë dobësi të muskujve, vjellje, vizion të paqartë, ose dhimbje stomaku.

Mjekët rekomandojnë marrjen e qetësuesve për të menaxhuar stresin dhe praktikën e teknikave të relaksimit për të parandaluar një dhimbje e tillë të përsëritet./tesheshi.com/