Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shuhet simboli i kulturës së Kuçovës, Genc Hasani

Shuhet në moshën 77-vjeçare simboli i kulturës në qytetin e Kuçovës, aktori dhe regjisori i njohur, Genc Hasani. Ai lindi në vitin 1938 në qytetin e Korçës nga një familje e varfër. Në vitin 1949 hapet për herë të parë shtëpia e pionierit “K.Laçka” në Kuçovë, e ky do të ishte dhe fillimi i rrugës së gjatë të artit për Gencin.

Në formimin e karakterit dhe dashurinë ndaj artit ndikuan në atë kohë tek ai regjisorët Thoma Rapi, Viktor Gjoka, Nikolla Panajoti, Afërdita Taçi. U aktivizua në Teatrin Kombëtar nën drejtimin e emrave të njohur si: Selman Vaqari, Kadri Roshi, Zina Andri, Mihal Luarasi dhe Pandi Sillo.

gebc hasaniGenci me përgjegjësi profesionale iu përvesh punës duke vënë në skenë mjaft drama të njohura si: “Nën gështenjat e Pragës”, “Një natë pa gjumë”, “Prefekti”, “Lulet e qershisë”, “Mulliri i Kostë Bardhit” etj. Më 1982, drejtor i shtëpisë së pionierit “Kristaq Laçka”, ku punoi deri sa doli në pension duke i dhënë emër punës me fëmijë, ashtu si paraardhësi i tij, i paharruari Koço Korçari.

Janë të panumërta shfaqjet me fëmijë, festivalet e ndryshme, koncertet që janë lauruar edhe me çmime kombëtare. I njohur nga të gjithë, në edukimin dhe nxjerrjen e talenteve të artistëve në shumë breza që u rritën në atë qytet, jo vetëm në Kuçovë, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Kontributi i Genc Hasanit do të jetë prezent edhe në vitet që vijnë pas.

Kontributi i tij i shtrihet edhe në kinematografinë shqiptare në rolet e tij të spikatura në filmat: “Gjeneral Gramafoni”, “Dëshmorët e monumenteve”, “E fshehta e një nate”, “Përse bie kjo daulle” etj.

auto pjese dak

Related posts