Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shuhet prifti i Rrëzës: vdekja merr dhe Xhemil Taganin

Xhemil Tagani, një tjetër emër i aktrimit shqiptar të kohë së e artë të kinemasë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Më shumë se në film, ai ishte protagonist në Teatrin Kombëtar me role të shumta, ku, ndër të tjera, ka qenë dhe dublanti i shokut Perikli te “Pallati 176”.

Në film, njihet sidomos për rolin e priftit të Rrëzës te “14 vjeç dhëndër”.

Disa nga rolet e tij në Teatër:

Agroni – “Shokët”,
Alqi – “Studentja e vitit të fundit”,
Tushka – “Një nuse për Stasin”,
Uçi – “I pazvëndësueshmi”,
Selimi – “Bashkë me Agimin”,
Ina – “Arturo Ui”,
Peç Mbloçi – “Lumi i vdekur”,
Reizi – “Duke u gdhirë viti 1945”,
Samiu – “Kështu të dua”,
Perikliu – “Pallati 176”,
Thomai – “Nën dritat e skenës”.

Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenë. Në kinematografi ka luajtur mbi 13 role te ndryshme. Pas një shkëputje 15-vjeçare dhe daljes në pension, në vitin 2012 i rikthehet skenës së teatrit në interpretimin e një roli në komedinë “Familja në shi” me autor dhe regjisor Ilir Bezhanin. /tesheshi.com/ 

 

auto pjese dak

Related posts