Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

GRUSHTSHTETASI/ Ikja e marshallit të fundit sovjetik: ja bëmat e Dimitry Jazov

Marshalli i fundit dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Rusisë sovjetike, Dimitry Yazov, i cili mori pjesë në një grusht shteti të vitit 1991 kundër kreut të BRSS Mikhail Gorbachev, vdiq këtë të martë, raportojnë media ruse.

Vdekja e tij u raportua nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, duke thënë se ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.

Jazov, i cili shërbeu si Ministër i Mbrojtjes nga 1987 deri në 1991, mori pjesë në një përpjekje për grusht shteti kundër Gorbaçovit në gusht 1991, një vit pasi iu dha grada e marshallit.

Puçistët atëherë pohuan se Gorbaçovi nuk ishte në gjendje të kryejë detyrën e tij për arsye shëndetësore. Ata shpallën një gjendje të jashtëzakonshme për gjysmë viti, rivendosën censurën dhe sollën tanke në Moskë.

Por grushti dështoi, drejtuesit e tij u arrestuan tre ditë më vonë, e këto ngjarje vulosën fatin e Bashkimit Sovjetik, i cili më në fund u nda në dhjetor 1991.

Jazov u la i lirë nga burgu në 1993 dhe u fal për rolin e tij në grushtin e shtetit të dështuar një vit më vonë.

Pas vdekjes së tij, vetëm një udhëheqës i grushtit të shtetit, Oleg Baklanov, anëtar i ish-Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, është i gjallë.

Vitin e kaluar, Jazov u dënua në Vilnius me 10 vjet burg për krime lufte gjatë një rebelimi në Lituani kundër sundimit sovjetik në 1991. Në atë kohë, 14 njerëz u vranë dhe më shumë se 700 të plagosur.

Si ministër i Mbrojtjes, ai ishte gjithashtu në qendër të një sulmi të përgjakshëm në Azerbajxhan në janar 1990, në të cilin më shumë se njëqind civilë humbën jetën.

Sidoqoftë, në Rusi ai u vlerësua. Më 4 shkurt, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu e nderoi me tituj për mbrojtjen e atdheut.

Ai u nderua gjithashtu nga Presidenti Vladimir Putin, i cili i dha atij Urdhrin e Nderit në 2004 dhe Urdhrin “Alexander Nevsky” në 2014. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts