Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shuhet i madhi Sean Connery, i pari James Bond

Aktori Skocez Sir Sean Connery, i njohur më shumë për rolin e tij si James Bond, ka vdekur në moshën 90 vjeç, raportuan agjensitë botërore të shtunën.

Connery është më i njohur për publikun e gjerë për rolin e tij si James Bond i parë në ekranin e madh, duke luajtur në gjithsej shtatë filma për këtë agjent secret. Kjo, që në vitin 1962 në filmin “Dr. No.” Portretizimi i tij e përcaktoi atë si një agjent të madh sekret për një brez tifozësh.

Përveç tyre, ai gjithashtu interpretoi në filmat “Emri i trëndafilit”, “Gjueti për tetorin e kuq”, “Indiana Jones dhe Kryqëzata e Fundit”, si dhe shumë të tjerë.

Titulli i kalorësit në vitin 2000

Në karrierën e tij të gjatë, ai ka fituar një Oskar, dy Bafta dhe tre Golden Globes.

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon tha se zemra e saj ishte “thyer” për shkak të lajmit.

“Kombi ynë po vajton një nga bijtë e tij më të dashur sot,” tha ajo.

Në vitin 2000, Connery u dha titulli i kalorësit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts