Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shuhet i i mahnitshmi Carlos Ruiz Zafon: takimi me lexuesin shqiptar, në 2001 me “Hijen” e tij

Shkrimtari Carlos Ruiz Zafon, ndër më gjigandët e letërsisë bashkëkohore , u shua këtë të premte në moshën 55 vjeç në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ruiz Zafon ishte një nga shkrimtarët më të lexuar në Spanjë dhe u bë i famshëm ndërkombëtarish në 2001 me botimin e romanit “Shadow of the Wind” i vendosur në rrugët e vjetra dhe misterioze të Barcelonës së tij të lindjes.

Rrëfimi ishte vendosur në vitet ’50 dhe ishte i pari nga katër romanet në serinë e “Varreza e Librave të Harruar, të përkthyera në rreth dyzet gjuhë.

“Me më shumë se 15 milion kopje të shitura, u konsiderua romani më i shitur spanjoll që nga ‘Don Kishoti'”, vuri në dukje La Vanguardia, një gazetë me seli në Barcelona.

Vazhdimi i “Shadw of the Wind” (Hija e Erës) ishte romani “Game of Angels” (Loja e Engjëjve) i botuar në vitin 2008, e ndjekur nga Prisoner of Heaven dhe Labyrinth of Ghosts (I burgosuri i parajsës dhe labirinti i fantazmave), libri i tij i fundit i botuar në 2016.

Frymëzim nga një kështjellë gotike

Ai ka jetuar në Los Angeles që nga 1994, i tërhequr nga Hollywood-i, ku ai punoi si skenarist. Zafon vuante nga kancer prej dy vitesh.

“Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ekipin tonë, të cilët e njohin dhe kanë punuar me të për 20 vjet,” tha shtëpia botuese spanjolle Planeta. “Një nga romancierët më të mirë bashkëkohorë na ka lënë, por ai do të mbetet shumë i gjallë në të gjithë ne përmes librave të tij”.

Zafon ndoqi shkollën jezuit të Sarría-s, dhe kjo kështjellë gotike në Barcelonë, me kullat e saj dhe korridoret e fshehta, zgjuajn imagjinatën dhe dëshirën e tij të fëmijërisë për të treguar histori. Në moshën 22 vjeç, ai mori një çmim letrar për romanin e tij të parë, “Princi i Mjegullës” (1996), pas së cilës vazhdoi të shkruante. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts