Auto Dak
Auto Dak

Shuhet Fatmir Frashëri, arkitekti i Dinamos së famshme të viteve ’80

Ndërroi jetë një ndër ikonat e futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri.

Ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, e më pas trajneri me disa ekipe, ai u shua në moshën 78-vjeçare.

Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Fartizanin.

Sa i përket karrierës si trajner, Fatmir Frashëri ka drejtuar për shumë vite në 4 periudha të ndryshme Tiranën, por edhe skuadra si Naftëtari, Besa e Dinamo.

Kulmin e arriti pikërisht me këtë të fundit në mesin e viteve ’80, duke krijuat një skuadër model me lojtarë elite.

Karrierën e zgjati deri në vitin 2003, kohë kur drejtoi Tiranën. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts