Shtoni këtë erëz dhe do t’i gatuani gjithnjë me të patatet në tavë

Shtoni këtë erëz kur përgatisni patate në furrë dhe do të provoni një shije thjesht të mrekullueshme. Ja se cila është ajo…

Përbërësit:

2 kg patate, 80 ml vaj ulliri, 80 ml ujë, ½ lugë gjelle rigon, 1 limon

Përgatitja:

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.

Qërojini patatet dhe prejini në feta mesatare për së gjati (ose formë tjetër).

Hidhini në një tavë dhe shtoni mbi të vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe ujin.

Spërkatini me rigon dhe vendosini në furrë të piqen për rreth 1 orë e 30 minuta.

Më pas janë gati për t’u shërbyer!/tesheshi.com/