Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shtohen jetëhumbjet në Bejrut, OBSH: ja ç’e bën alarmante situatën

Numri i vdekjeve nga shpërthimi në portin e Bejrutit u rrit në 154 të premten, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve NNA, duke përmendur ministrin libanez të shëndetit.

Sipas ministrit Hamad Hasan, çdo person i pestë midis 5,000 të plagosurve duhej të shtrohej në spital, dhe 120 persona janë në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë thirrje për 15 milion dollarë për të mbuluar kostot mjekësore të Libanit pas shpërthimit shkatërrues në Beirut dhe mes një krize të rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Shpërthimi në Beirut shkatërroi, ndër të tjera, 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSH-së, përfshirë pajisje mbrojtëse.

Pesë spitale të Bejrutit në zonën e prekur nga shpërthimi janë pjesërisht ose nuk funksionojnë fare, dhe sipas raporteve paraprake, një numër i konsiderueshëm i klinikave të kujdesit parësor janë shkatërruar.

OBSH deklaron se për shkak të dëmtimit të spitaleve, numri i përgjithshëm i shtretërve spitalorë në Bejrut është ulur me 500.

Deri në 300,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë, përfshirë deri në 100,000 fëmijë, dhe ata urgjentisht kanë nevojë për strehim dhe ushqim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts