728 x 90 Leaderboard

Shtetet e Bashkuara kthejnë në Spanjë letrat 500-vjeçare të Kristofor Kolombit

Letrat 500-vjeçare në të cilat Kristofor Kolombi përshkroi zbulimin e tij e Amerikës u kthye në Spanjë, pak vite pasi u vodhën nga Libraria Kombëtare në Barcelonë.

Procesi i kthimit u mundësua nga prokurori i Uashingtonit, David C.Weiss, pas shtatë vitesh  hetimi nisur në vitin 2011. Atë kohë, zyrtarët e Doganave në SHBA morën një informatë mbi vjedhjen.

Hetimi zbuloi se ato shitën në nëntor 2005 për 600,000 euro dhe përsëri në qershor 2011 për 900,000 euro.

Dorëzimi është bërë në rezidencën e Pedro Morenes, ambasadori spanjoll në Shtetet e Bashkuara.

 “Kjo ceremoni është një shembull i një lidhjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës”, tha Morenes.

“Bashkëpunimi mes policisë amerikane dhe spanjolle ka dhënë fryt të madh dhe ka siguruar që prona kulturore e vjedhur të kthehet në Spanjë”, shtoi ambasadori. /tesheshi.com/

Related posts