Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shqiptaria: e përmbytur nga festimet, por dhe nga shiu! Kjo është Haraçina në Shkup

Nga MensurKrasniqi

Komuna e Haraçinës, e cila sipas numrit të popullsisë është dukshëm më e madhe se qyteza i Berovës e banuar nga maqedonas, atje me vite të tëra ka probleme të kanalizimeve, të cilat përveçse nuk garantojnë kullimin e ujrave, përhapin dhe një nga era e keqe prej së cilës vuajnë shumica e popullsisë.

Edhe pse kjo komunë ka kërkuar përkrahje nga shteti, atë nuk e ka gjetur asnjëherë, gjë që të bën të mendosh për një hakmarrje ndaj saj për rolin në luftën e 2001-shit;   ndërsa në anën tjetër,  qyteza e Berovës, me paratë e fondeve evropiane, është duke u përgatitur për ndërtimin e një Parku Avanturistik, transmeton zhurnal.mk.

berovo

Lagja “vikend” që gjendet midis Strumicës dhe Berovës, Suvi Laki do të ketë një Park Avanturistik. Me ndihmën e BE-së është përpunuar një studim për zhvillim dhe dokumentacion teknik për ndërtimin e një parku të përkushtuar personave që duan adrenalinë dhe sporte ekstreme.

Suvi Laki për shkak të pozitës së saj, u bë një lagje vikendi, atraktive, me shumë vizitues e cila i lidh rajonin juglindor dhe lindor të vendit.

Iniciatorët e këtij projekti shpresojnë se ndërtimi i Parkut Avanturistik do të realizohet me para evropiane.

Komuna e Berovës, ku me territor gjendet lokaliteti, duhet që të vendosë se me çfarë modeli do të ndërtohet Parku Avanturistik, i cili duhet që të jetë gati për dy vite. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com