Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Shqiptarët s’janë budallenj…”: Basha, plagjiat i gjuhës së Ramës

“Mos i merrni shqiptarët për budallenj…” apo “Kush i merr shqiptarët për budallenj…” e të ngjashme, janë disa nfa frazat e pranishme në ligjërimin politik të  Ramës kur është fjala për kritika ndaj opozitës në qasjen e saj ndaj elektoratit.

Por kjo është marrë së fundi dhe nga kryedemokrati Basha, duke e artikuluar për herë të parë në ligjërimin e tij.

Në konferencën e përditshme, Basha e tha këtë kur u pyet nëse do bënte koalicion me forcat brendaparlamentare, ato që Basha nuk i njeh si faktor parlamentar.

“Shqiptarët e kanë treguar fare qartë se nuk janë budallenj. Më 30 qershor, opozita nuk mori pjesë. Pseudoopozita pa opozitën në fushë e patë vetë se si doli”, tha Basha.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Basha tha për Ramë se ai është bërë si Robert Çaçakëzi, ndërkohë që Rama e ka cilësuar si të tillë Fatos Nanon afro 20 vjet më parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts