reklama juaj ketu

Shqiptarët i besojnë mikut për të gjetur punë

Shqiptarët ende vazhdojnë që t’u besojnë lidhjeve të gjakut apo njohjeve personale kur bëhet fjalë për punësimin. Të dhënat tregojnë se numri i të papunëve që u drejtohen zyrave përkatëse është më i ulët në krahasim me ata të cilëve ju drejtohen të afërmve.
Revista Monitor bën një analizë të statistikave të Instat, ku del se të papunët të cilët kërkojnë punë nëpërmjet Zyrave të Punësimit përbëjnë vetëm 40% të totalit. Ndërsa ata që ju drejtohen miqve/shokëve për të gjetur një punë zënë rreth 80% e të papunëve.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2016-s janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 93,889 punëkërkues të papunë nga 145,147 që ishin në fund të 2015-s.
Pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit regjistrohen si punëkërkues të papunë vetëm ata të papunë të cilët kërkojnë punë nëpërmjet zyrave të punës, por jo të gjithë personat e papunë zgjedhin ta bëjnë këtë.
Në krahasim me vitin 2015, numri i punëkërkuesve të papunë është ulur me 35%. Rajoni me uljen më të madhe është Vlora, ndërsa numri i përfituesve nga skemat e mbështetjes me të ardhura është ulur me 61%./tesheshi.com/