728 x 90 Leaderboard

Shqipja miratohet sërish, tërbohet Gruevski: drejt dhunës ndaj Talat Xhaferit (video)

Një përplasje fizike në Kuvendin maqedonas është mundur të shmanget sot, ku për protagonisë pati ish-kryeministrin Gruevski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Shkak ka qenë ajo, Ligji i gjuhëve, shqipja më saktë.

Gruevksi, në vijim të qëndrimeve të tij me theks nacionalist, nuk ka dashur që Ligji i cili pret të marrë një miratim të dytë pas refuzimit nga Presidenti Ivanov, të vijojë procedimin pa kalimin e 35 mijë amendamenteve të VMRO-së, një kurth kinse ligjor për ta bllokuar atë. Dhe kjo është tentuar të bëhet dhe me forcë.

Shikoni sjelljet e Gruevskit te vendqëndrimi i Xhaferit dhe reagimet ndaj këtij të fundit me pamje të marra nga ALSAT – M.

E megjithatë shqipja në fund të kaluar me shumicë votash. Tashmë nuk ka asnjë pengesë përpara për implementin. /tesheshi.com/   

Related posts