Shqipëria, toka e peisazheve… (video)

 

Shqipëria dhe bukuritë e saj natyrore vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare, edhe pse sezoni turistik i verës ka përfunduar.

TVE Internacional, media spanjolle, ka transmetuar një dokumentar mbi bukuritë natyrore të Shqipërisë në very dhe jug të vendit, duke u ndalur veçanërisht te kultura, traditat dhe zakonet.

Në këtë dokumentar prej 43 minutash, televizioni spanjoll prezanton Shqipërinë, duke nënvizuar se nga jugu në veri, ajo është toka e peizazheve të bukura dhe të larmishme.

Përveç bregdetit mahnitës, dokumentari prezanton bukuritë e Alpeve shqiptare, si edhe pamje nga liqenet, si ai i Ohrit i cili bën pjesë në trashëgiminë botërore në UNESCO.

“Në jug dhe në perëndim të Shqipërisë është tokë e peizazheve të bukura dhe të larmishme. Në pak kilometra ju mund të shikoni nga malet e pjerrëta, në plazhe të vetmuara me ujë të pastër kristalor. Gjithashtu në Shqipëri shtrihen edhe liqenet piktoreske, si Liqeni i Ohrit, i cili bën pjesë edhe në Trashëgiminë Kulturore”, thuhet në dokumentar./tesheshi.com/