Shqipëria, premtim Maqedonisë: ratifikimi i protokollit për në NATO, në mesjavë

Do jetë Shqipëria ajo që do ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO, ku si akt të parë e realizoi Greqia të premten. Kjo është konformuar nga vetë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, gjatë një takimi me të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë në Tiranë, Dancho Markovski.

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt 2019”, u shpreh Ruçi në takim, duke shtuar gjithashtu se “Maqedonia në NATO është mirëpritur nga të gjitha institucionet shqiptare, si suksesi i një vendi fqinj, me të cilin gjendemi gjeografikisht në të njëjtin rajon, por me të cilin ndajmë vizionet e së ardhmes së përbashkët euro-atlantike.

Procesi i ratifikimit të protokollit të pranimit për Maqedoninë, i cili duhet të ndodhë me të gjitha vendet anëtare në parlamentet përkatëse, pritet të zgjasë afro një vit. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts