Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shqipëria në ‘Francë 2016’: kryetituj në faqet e shtypit europian, nuk mungojnë ato serbe e daneze

Mrekullisht, Shqipëria ndodhet tashmë në kampionatin europian. Urimi i parë buron nga “UEFA”, që në sajtin e saj zyrtar shkruan:  “Të kualifikuar. Shihemi në Francë Federata Shqiptare e Futbollit. Urime Shqipëri”, me foton e ekipit kombëtar.UEFA

Media të shumta europiane kanë mbushur ballinat e tyre në mëngjesin e së hënës me titujt “Shqipëria historike”.

mediat daneze
Pikërisht, ky sukses i kombëtares shqiptare më së paku është pritur mirë nga mediat daneze të cilat kanë shkruar se Shqipëria ka vjedhur ëndrrën e Danimarkës që tani rrezikon kualifikimin në ndeshjet e play off-it. “Shqipëria i jep fund ëndrrës daneze për t’u kualifikuar në Euro 2016”. Ky është titulli i gazetës “”cphpost.dk”, e cila shkruan se shqiptarët kanë siguruar automatikisht kualifikimin duke shmangur humbjen në Jerevan. Portali tjetër danez “Mx.dk” në ballinë të faqes ka vendosur lajmin për kualifikimin e Shqipërisë me titullin “Shqipëria mori biletën tonë”.
mediat serbe
Triumfi i kombëtares shqiptare është pasqyruar edhe në mediumet e Beogradit. “Kurir.rs” ka shkruar për këtë arritje të madhe të përfaqësueses shqiptare, gjithnjë duke thumbuar në lidhje me përballjet direkte me kombëtaren serbe. “Sukses historik: Shqipëria pas fitores ndaj Armenisë ka fituar të drejtën për herë të parë që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian”.

Suksesi historik i kombëtares shqiptare, gjithashtu ishte pjesë e kolonave të shtypit italian, të cilat gjithashtu vlerësuan punën e bashkëkombasit të tyre, italianit Giani De Biasit që ka bërë me Shqipërinë. Kështu “Gazeta Dello Sport” shkruan “Shqipëria, historike hera e parë” , duke aloduar në kualifikimin historik, për herë të parë në një kampionat europian të kuqezinjëve.
Puna e De Biasit është vlerësuar edhe nga “TGCom” që është pjesë e grupit të madh të “Sportmediaset” i cili ka shkruar se tekniku italian ka lënë nën hije bashkëkombasit e tij Lipi e Ançeloti, të cilët do ta ndjekin atë në kampionatin europian nëpërmjet ekranit.mediat britanike

Mediumet në ishull janë marrë më shumë me festën e shqiptarëve anembanë trojeve shqiptare, duke publikuar disa foto të festës së tifozëve shqiptar në Prishtinë në Tiranë dhe në Shkup. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka shkruar: “Ngazëllyese, Shqipëria shfrytëzon rastin për ti barë sefte kampionatit europian”.

Një përshkrim pak më interesant e kanë bërë mediat zviceriane, të cilat këtë kualifikim të shqiptarëve ia kanë veshur futbollistëve të përfaqësueses që luajnë në Zvicër. “Për herë të parë Shqipëria shkon në një raund final”, shkruan Blick. Gazeta më e madhe në Zvicër vazhdon shkrimin se ishin qytetarët zviceran ata që dërguan Shqipërinë në Kampionatin Europian “Franca 2016”. Për Shqipërinë luajtën shtatë lojtarë, që janë rritur në Zvicër: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji (Bazeli), Burim Kukeli, Berat Xhimshiti (FC Cyrih) dhe Amir Abrashi tek SC Frajburg. Ndërkohë Armando Sadiku i Cyrihut hyri në lojë si zëvendësim. derisa Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani ishin dy ‘zviceranë; të tjerë në stolin e rezervave.marca

Edhe mediumet spanjolle kanë raportuar për kualifikimin historik të kombëtares shqiptare. Prestigjiozja “Marca” në ballinën e saj ka vënë foton e ekipit kombëtar mbi të cilën shkruan: “Shqipëria do të luajë për herë të parë në historinë e saj në një kampionat europian”.

Një përshkrim më interesant ka bërë e përditshmja tjetër spanjolle “AS”, në të cilën pos që ka vënë na ballinë përfaqësuesen shqiptare, ka shkruar se është interesant fakti se një popull me 2,8 milionë banorë të kualifikohet në kampionat europian para shumë përfaqësueseve të mëdha.  “Shqipëria historike. Për herë të parë luan në një kampionat europian”.

Përgatiti: Drilon Sylejmani – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com