Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shqipëria në 24 orë: infektimet e përmbajtura, shërimet në avancë, jetëhumbjet zero

Eshtë shfaqur sërish i “përmbajtur” ritmi i infektimeve të reja në vend, ku 24 orët e fundit janë shfaqur 16 raste, e dalë nga një shifër e lartë testimesh.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në të dhënat e tjera, numri i të shëruarve ka shkuar në 67.

“Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’ kemi 1 pacient të shtruar.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67″, u tha në deklaratë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com