728 x 90 Leaderboard

Shqipëria me votë pro-palestineze në OKB, ish-ministri i Jashtëm demokrat: “thikë pas shpine” SHBA-së

Nga deputeti demokrat Tritan Shehu, mësohet se Shqipëria ka dhënë një votë pro-palestineze në OKB, por që sipas Shehut, ish-ministër i Jashtëm në qeverinë “Meksi”, kjo është një tjetër “thikë pas shpine” e qeverisë “Rama” për SHBA.

Në një status, Shehu sqaron gjithë çka ndodhur, parë në një optikë politike.

“Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB.

Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77.

Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB.

Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.

Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve.

Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qe i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te”.

Ky qëndrim i Shehut është në vazhdën edhe të qëndrimeve të mëparshme të tij, ku kohë më parë, si ai e si forca politike që përfaqson, kundërshtuan votën shqiptare kundër Jerusalemit si kryeqytet ri i Izraelit. /tesheshi.com/

Related posts