728 x 90 Leaderboard

Shqetësohet Uashnigtoni: Bankës Aziatike për Investime i shtohen të tjerë aleat të SHBA-ve, një projekt kinez që po zhvlerëson e FMN-në dhe BB-në

Një numër i vendeve më të industrializuara të botës, të tilla si Franca, Gjermania, Britania, Italia dhe Australia, kanë vendosur t`i bashkangjiten një projekti kinez, të quajtur ndryshe si Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB), e cila kryesohet nga Pekini.

Jane Lechon, Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit të Përkohshëm të Bankës, tha gjatë një forumi të mbajtur të shtunën  në Singapor se Banka nuk do të menaxhohet politikisht. “Kjo është një bankë e çfarëdoshme dhe jo një organizatë apo aleancë politike”, theksoi ai,  duke shtuar se ky projekt do të jetë efektiv përsa i përket kostove, nuk do të preket nga korrupsioni dhe do t`i jap kurajo ekonomisë, duke pakësuar kështu shqetësimet rreth transparencës dhe standardeve që qeverisin bankën.

Pritet që AIIB, e cila ka një kapital prej pesëdhjetë miliardë dollarësh të fillojë punë nga fundi vitit.

Ftesë për t`u përfshirë në të iu është bërë rreth 40 vendeve në bote me ekonomi të fuqishme, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

Shtetet e Bashkuara, ndjehen të shqetësuara nga rritja e ndikimit diplomatik të Kinës, sidomos pasi nuk ua ktheu dot mendjen aleatëve që mos t`i bashkohen iniciativës kineze.

Uashingtoni ngriti pyetje nëse banka ka standarde adekuate të qeverisjes së korporatave dhe masa mbrojtëse mjedisore dhe sociale?

Uashingtoni gjithashtu kundërshtoi idenë e Bankës me arsyetimin se ajo mund të përbëjë një kërcënim për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, institucione financiare këto mbi të cilat Uashingtoni ka një ndikim të fortë. Ashtu  siç Japonia nga ana tjetër e konsideron projektin financiar kinez si kërcënim për statusin e Bankës Aziatike për Zhvillim, mbi të cilën Tokio ushtron një ndikim të madh. /tesheshi.com/

 

Related posts