728 x 90 Leaderboard

Shpjegimi i “The Economist”: përse disa ekspertë kundërshtojnë vendosjen e rrogës minimale

Punonjësit në të gjitha vendet e botës së zhvilluar kanë vuajtur nga një stanjacion në rrogat e tyre për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija.

Qeveritë po i përgjigjen kësaj pakënaqësie duke propozuar rritjen e rrogave minimale në Amerikë, Britani dhe në Gjermani. Një rrogë më e lartë dysheme duket si një mënyrë e thjeshtë dhe e ndjeshme për të përmirësuar të ardhurat e punonjësve. Por megjithatë, shumë ekonomistë argumentojnë përse janë kundër: institutet me më shumë ndikim në Gjermani, për shembull, kanë nxitur Angela Merkelin të mos pranojë kërkesat për një rrogë dysheme. Po përse ekonomistët kaq shpesh e kundërshtojnë vendosjen e rrogës bazë apo minimale?

Historikisht, shpjegon “The Economist”, skepticizmi i ekonomistëve i ka rrënjët në shqetësimin se rroga bazë redukton punësimin. Kompanitë do të punësojnë të gjithë punonjësit për të cilët kanë nevojë duke pasur parasysh koston e rrogave, e në vijim të argumentimit, çdo rrogë minimale që detyron kompanitë të paguajnë punonjësit ekzistues më shumë do t’i bëjë vendet e reja të punës apo punësimin e punonjsve të tjerë, joekonomikë, duke sjellë shkarkime. Megjithatë, ekonomistët u detyruan të rishikojnë këto pikëpamje në fillim të viteve ’90 kur David Card dhe Alan Krueger nga Byroja Kombëtare e Amerikës për kërkime ekonomike, paraqitën prova se rritjet e mëparshme të rrogës minimale nuk kishin pasur ndikimin e parashikuar në punësim. Një rritje në rrogat minimale të punonjësve në Nju Xhersi u duk se nuk e ngadalësoi punësimin në restorantet dhe fast-food-et në këtë vend krahasimisht me ato në Pensilvaninë fqinje. Një shpjegim, përmes të cilit spekuluan ekonomistët, ishte se kompanitë më herët i kishin paguar punonjësit më pak sesa ishin në gjendje të paguanin, për shkak se punonjësit ishin ndaluar të kërkonin punësim më të paguar për shkak të kostos që kishte ndërrimi i punës. Kjo donte të thoshte se kur rrogat detyroheshin të ngriheshin, kompanitë ishin në gjendje të absorbonin kostot pa pushuar kënd nga puna.

Akademikët vijuan të përballin studime në lidhje me argumentin nëse rrogat minimale kushtojnë vende pune. Në një vëzhgim të vitit 2013 të ekonomistëve nga universiteti i Çikagos trgoi se një përqindje shumë e vogël më shumë e të anketuarve besonin se rritja në SHBA e pagës minimale në 9 dollarë në orë, do ta bënte “dukshëm më të vështirë” që punëtorët e varfër të gjenin punë. Megjithatë, një përqindje shumë e vogël sipër 50 përqindëshit mendonin gjithashtu se rritja nuk do të kishte ndonjë vlerë, duke pasur parasysh përfitimet për ata që mund të gjenin një punë. Kundërshtia e ekonomistëve për të specifikuar rrogën minimale ndonjëherë i detyrohet edhe shqetësimit se politikanët do të vendosnin nivele të paarsyeshme të larta për rrogat dysheme, të cilat kompanitë nuk do të mund t’i absorbonin pa hequr njerëz nga puna. Disa ekonomistë argumentojnë se ka një alternativë më të mirë në formën e ndihmës mbi rrogën, që i kushton qeverive para, por nuk shkurajon punësimin.

Debatet e kohëve të fundit për rrogën minimale janë komplikuar edhe nga rrethat e pazakonta makroekonomike të ditës. Kur ekonomitë janë në gjendjen e kërkesës së ulët, siç kanë qenë vendet e pasura që nga kriza financiare e viteve 2007-2008, kompanitë mund të jenë më të ndjeshme ndaj rrogës minimale. (Të tjerë argumentojnë se përfitimet e shëndetshme të koorporatave tregojnë se kompanitë kanë shumë mundësi për të zbatuar rritje rrogash). Teknologjitë e reja aplifikojnë ndikimin e efektit mbi punësimin të caktimit të rrogës minimale. Duke pasur parasysh mundësinë për automatizim, kompanitë mund të nxjerrin nivelin më të lartë të rrogës minimale si justifikim për të riorganizuar prodhimin dhe reduktuar vendet e punës.

Por opinioni mes ekonomistëve mbetet i ndarë, ndërsa studimet mbeten kontradiktore. Kjo për shkak se rritjet e fundit të rrogës minimale kanë qenë krahasimisht modeste. Argumenti për rrogat minimale, duket kështu pa zgjidhje e i destinuar të vijojë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts