SHPJEGIMI/ Ç’“fshihet” pas normalitetit opozitar të PD-së dhe çakërdisjes së LSI-së

Lloji i opozitës së PD-së, sado gjuhashpër, sado mendjegdhë, sado edhe militar e kërcënues, është krejt normal, referuar edhe traditës së saj. Sikur punët e qeverisë të gjitha të kishin shkuar mbroth e Shqipëria të shkëlqente nën PS, PD po kjo do ishte. Sepse ky është një film i stërparë dhe PD riprodhon vetveten pa qenë kurrë risimtare. Prurjet e reja njerëzore në kohë kanë zero efekt në mentalitetin e saj, në mënyrën e të menduarit dhe të artikuluarit politik.

Mos harrojmë se akuzat e PD-së ndaj qeverisë kanë nisur që pa u ndërruar pushteti. Periudha kohore qershor – shtator 2013, kush e mban mend, karakterizohej nga akuzat e Berishës në mbledhjet e qeverisë, adresuar asaj që do të vinte. Pra, PD është tërësisht brenda normalitetit të vet për të gjitha llojet e opozitave.

Ajo që nuk kuptohet është LSI, që më tepër se opozitë ka një lloj çakërdisjeje që nuk i përgjigjet asaj çfarë ka lënë pas. PD e LSI janë bashkë si dikur përballë Ramës, dje në qeveri e sot në opozitë, por nuk janë njësoj, qoftë dhe nga tradita se nga vijnë. LSI vjen nga një bashkëqeverisjeje katërvjeçare me PS-në, e aleati i saj PD përfshin dhe katërvjetëshin e saj kur ia numëron të pabërat qeverisjes.

LSI ka ndarë pushtet e përgjegjësi me PS-në, por ende nuk shfaq asnjë denoncim apo akuzë të vërtetuar me letra, për të përligjur çakërdisjen e vet ndaj Ramës. Rasti më flagrant i një hipokrizie të qartë e të trashë politike, qe çështja e pagesës në Rrugën e Kombit. Edhe pse një projekt i punuar dhe i hartuar nga dy ministra të saj, LSI iu kundërvu pa asnjë gajle. Dhe ky rast përbën simbolikën më kuptimplotë të sjelljes së saj politike në kufijtë e çakërdisjes.

Dhe kjo është e përligjur vetëm në një pikë: të marrazi e një shah-mati të Ramës në maj 2017, që e nxorri, siç e etiketoi kreu i PS-së, nga “tepsia” e pushtetit.

Si një forcë e destinuar për të qenë klienteliste, ngase lindi si e tillë dhe do mund të ekzistojë vetëm si e tillë, mundet që çakërdisjen e saj ta ketë profil politik sa herë të ndodhet në opozitë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts