Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shpjegimet e një zyrtari: ç’do të ndodhë me qytetarët europianë në Britani pas Brexit?

Mbretëria e Bashkuar nuk do të deportojë automatikisht qytetarët e BE-së, të cilët pas Brexitit, nuk do të kërkojnë menjëherë të qëndrojnë në vend, njoftoi Guy Verhofstadt, Koordinator i Parlamentit Evropian për Brexit.

Liberali belg është takuar me ministrat britanikë, përfshirë Stephen Barclay, përgjegjës për Brexit.

Ai tha se ishte i bindur se do të kishte një periudhë tranzicioni për ata që nuk aplikuan për statusin e vendosur deri në afatin e fundit të qershorit 2021.

“Çfarë do të ndodhë me këta njerëz edhe pasi të ketë kaluar periudha e tranzicionit? Nuk do të ketë dëbim automatik,” tha Verhofstadt.

Pas afatit, ai shtoi, “ata do të jenë në gjendje të regjistrohen dhe të shpjegojnë pse nuk mund ta bëjnë këtë brenda procedurave normale.”

Fjalët e Verhofstadt më pas u konfirmuan nga një zëdhënës i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Reuters shkruajti në nëntor se Britania po kërcënonte të deportojë qytetarët e BE nëse ata nuk kërkojnë leje qëndrimi dhe do t’i lejonte vetëm një periudhë kalimtare në rrethana të jashtëzakonshme.

Deri në fund të vitit të kaluar, 2.7 milion prej 3.5 milion qytetarëve evropianë të vlerësuar që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, aplikuan për qëndrim.

Brukseli njoftoi në fillim të kësaj jave se është i shqetësuar për “sinjalet kontradiktore” për atë që do të ndodhë me ata që nuk raportojnë me kohë.

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE në 31 janar pasi të ketë rënë dakord për një marrëveshje daljeje, por do t’i nënshtrohet rregullave evropiane deri në fund të vitit 2020, si pjesë e një periudhe kalimtare, për të cilën ra dakord për të lehtësuar daljen e saj.

Verhofstadt tha gjithashtu se qytetarët evropianë të cilëve iu dha leja qëndrimi, do donin të merrnin një dokument specifik për të vërtetuar se kishin të drejtë të banonin në Britani. Ai zbuloi se Londra po shqyrtonte opsionin në fjalë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts