Shpëtojnë vjedhjen e portofolit të një gruaje, tre muslimanë shpallën heronj në Suedi

Tre muslimanë në Suedi kanë parandaluar një hajdut në tentativë për të vjedhur portofolin e një gruaje, duke i bërë ata heronj të vërtetë në atë vend skandinav.

Hassan El-Malli 18-vjeçar, Mohamed Kurdiya 17-vjeçar dhe Yousef Hamid 20-vjeçar, që jetojnë në Helsingborg, ndihmuan suedezen 53-vjeçare, Suzanne Skoglof, të cilës një hajdut po përpiqej t’ia vjedhë portofolin.

Skoglof tregoi historinë e tre të rinjve në rrjetin social.

“Një person i panjohur më vodhi portofolin tim pasi tërhoqa para nga ATM-ja në rrugën Kullagatan. Përjetova një tronditje të vërtetë. Në një moment fillova të bërtas ‘kapni hajdutin’. Tre heronj dëgjuan thirrjen time për të më dalë në ndihmë. Pastaj ata filluan të vrapojnë pas hajnit dhe arritën ta kapnin disi. Ata e zunë dhe e mposhtën atë. Pastaj ma sollën portofolin. Hassan El-Model, Mohamed Kurdiya dhe Yousef Hamid janë heronjtë e zemrës sime”, shkroi kjo suedeze.

Mesazhi i saj për këtë ngjarje të rrjeteve shoqërore u nda nga mijëra përdorues të tjerë. /tesheshi.com/