728 x 90 Leaderboard

Shpëtoi nga përmbytjet vajzat e frikësuara, djali kthehet në hero për një ditë

Ndërkohë që në Rusi po mbahet Kampionati Botëror, ky shtet po përballet me fatkeqësi natyrore katastrofike.

Qyteti Nijnij Novgorod është përfshirë nga përmbytjet.

Reuters ka sjellë imazhe nga ky qytet, në të cilin luhen disa takime të Kupës së Botës.

Vetëm për pak minuta reshje shiu, qyteti u kthye në një liqen natyror.

Agjencia e lajmeve ka fokusuar një burrë me të vërtetë hero i cili shpëtoi dy gra, të cilat kishin mbetur të bllokuara në makinën e tyre.

Ato kishin nisur ngashërimin, ndërsa heroi rus zbriti nga makina e tij dhe i mori ato në krahë njëra pas tjetrës./tesheshi.com/

Related posts