728 x 90 Leaderboard

Shpërthim patriotik i Ergys Kaçes: edhe pse në stol, Shqipëria mbi të gjitha!

Lajmi se Ergys Kaçe mund ta braktis përfundimisht fanellën kuqezi i zemëruar keq me De Biasin, ka bërë që orë pas këtij lajmi, vetë ta përgënjeshtrojë shoqëruar nga nota të forta patriotike.

Në një postim në fb, Kaçe ka treguar shqiptarinë e tyre futbollistike:

Unë nuk do të largohesha kurrë nga Kombëtarja Shqiptare për asnjëlloj arsyeje. Unë në Kombëtaren Shqiptare kam ardhur me një dëshirë të plotë dhe kurrësesi s’do të doja largimin nga Kombëtarja ime.

Për ekipin tonë Kombëtar kam ndenjur edhe në stol, edhe në tribunë, por edhe në formacion. Kam respektuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit.

Shqipëria ose Kombëtarja Shqiptare është prejardhja ime, është Atdheu im, pavarsisht se unë jam rritur në një shtet tjetër. Nuk e kam mohuar kurrë Atdheun tim dhe jam shumë Krenar që jam Shqiptar.

Theksoj për lajmet false dhe të pavërteta që unë si Ergys Kaçe jam i lumtur në çdo moment kur Kombi im fiton pavarësisht a jam në stol, në tribune apo në formacion. Shqipëria Mbi Të Gjitha.”

Ka qenë ky statusi i Kaçes, në rreshtat të të cilit është përpjekur të thotë se ka sakrifikuar dhe ndenjen në stol për hir të ndenjave patriotike. Por tej kësaj, ai ka nisur t’i mungojë fushës së lojës dhe vetëm lajme të tilla e bëjnë të kujtohet se është ende në kombëtare.

Ndërkohë, kujtojmë se dhe Hyka që sot është riaktivizuar me kombëtaren, për gati dy sezone nuk u thirr nga De Biasi. Por djaloshi tiranas që luan në Zvicër nuk shprehur kurrë hatëmbejtje, derisa e pa veten sërish në formacion. /tesheshi.com/

 

 

Related posts