728 x 90 Leaderboard

Shpërthim në Paqësor: fotoja e flluskës së llavës bëhet virale 50 vjet pas shkrepjes së saj

Bëhet fjalë për foton e një flluske llave që duket sikur pluskon mbi Oqeanin Paqësor. Fotoja daton më 11 tetor të vitit 1969 dhe paraqet pamjen e shpërthimit të vullkanit Kilauea, por organizata shkencore “United States Geological Survey” e ka publikuar ditë më parë në Twitter dhe është kthyer në një foto virale.

Duke i bërë përshkrimin fotos, organizata shkencore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, shkruan në postimin e saj: “Është gjë e rrallë të shohësh një shpërthim me këtë lloj simetrie”.

Të ashtuquajturat “kube të llavës” kanë forma dhe përmasa të ndryshme, por mund të arrijnë deri në 500 m lartësi, ndonëse zakonisht kanë një lartësi prej 95m.

Në dallim nga llava që del prej një vullkani, ajo që formon flluskat është më e trashë dhe më ngjitëse, e për pasojë nuk e ka forcën e duhur as për të shpërthyer plotësisht, e as për t’u shkrirë siç ndodh rëndom. /tesheshi.com/

Related posts