728 x 90 Leaderboard

Shpërthen zyrtari i Kishës Ortodokse: njerëz me pushtet që kanë devijuar, po na imponojnë nismën e LGBT-së

Tre komunitetet fetare kryesore në Shqipëri kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e Kodit të Familjes, pas kërkesës së LGBT për të shtuar edhe të ashtuquajturën “gjini asnjëanëse”.

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Milto Çako ka shkuar më larg në kundërshtimin ndaj nismës së LGBT-së, ku ka thënë se ka njerëz  me pushtet dhe pozita të lartë që kanë devijuar orientim seksual dhe duan të na imponojnë gjëra që nuk i pranon shqipëria jonë”.

Çako ka shprehur kundërshtimin e ashpër gjatë një prononcimi për Top Channel në lidhje me nismën për ndryshimin e Kodit të Familjes.

“N.q.s brenda kësaj familje nuk do kemi kombinim natyral, një baba dhe një nënë fëmija do rritet i shtrembër, dhe këtu shtrembërohet gjithë shoqëria. ata mund të bëjnë çfarë të duan në jetën e tyre private, por nuk mund të ligjërojnë devijacionin e tyre. N.q.s ne do vazhdojmë me orekset e tyre, atëherë njëri mund të thotë dua statusin e perëndisë, dua statusin e kafshës. Këta janë grupe interesi që kanë ideologji, doktrinë, kanë të ardhura, kanë një sistem dhe fatkeqësisht ka njerëz me pushtet dhe pozitë që kanë devijuar dhe duke shfrytëzuar pushtetin dhe pozitën kërkojnë edhe të na e ligjërojnë”, tha Miron Çako.

Edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili ka folur në emër të KMSH-së kërkoi nga Kuvendi që të mos kalojë një ndryshim i tillë ligjor.

“Në momentin kur diskutohen çështje që prek jo vetëm ndjeshmërinë, por edhe atë mbi të cilën qëndrojnë edhe komunitetet fetare, duhet të jetë detyrimisht pjesë e diskutimeve para se të shkojë në parlament”, tha Gurra. /tesheshi.com/

Related posts