Shpërthen vullkani Villarika në Kili

 

Një prej vullkaneve më aktivë të Amerikës së Jugut ka shpërthyer në Kili, duke ngritur re të mëdha tymi dhe duke derdhur lavë. Mijëra njerëz që jetonin aty pranë janë detyruar të lënë shtëpitë e të marrin arratinë.

Autoritetet kiliane patën dhënë alarmin të hënën, për shkak të aktivitetit të shtuar të vullkanit. Deri tani janë larguar 3.500 njerëz, duke përfshirë turistë, u shpreh ministri i Sigurisë dhe Punëve të Brendshme, Rodrigo Penailillo.

Qeveria ka mbajtur të martën një takim në pallatin presidencial në Santiago me drejtues të policisë dhe ushtrisë për të diskutuar mbi situatën. Presidentja Michelle Bachelet njoftoi se do të udhëtojë për në zonën e prekur nga vullkani dhe do t’u kërkojë banorëve të qëndrojnë të qetë.

Kili ka më shumë se 2.000 vullkane në Kordilieret e Andeve, dhe mbi 90 prej tyre janë aktivë. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts