Shpejtësia maksimale që mund të fluturojë një shqiponjë

Shqiponjat fluturojnë me shpejtësi mesatare nga 42 në 88 km/h ndërsa shpejtësia e tyre më e madhe është 160 km/h. Shqiponjat mund të fluturojnë për orë të tëra në rryma të ngrohta ajri, çka i bën të ruajnë energjitë, veçanërisht gjatë migrimeve të gjata.

Një shqiponjë përgjithësisht mund të lindë tre shqiponja të vogla në të njëjtën kohë, por 50% e tyre ngordhin përpara se të arrijnë moshën e fluturimit. Ato rriten shumë shpejt, duke arritur 500 gramë brenda javës së parë të jetës së tyre.

Shqiponjat bebe kanë fillimisht push në trupin e tyre, i cili zëvendësohet me puplat 10-13 javë pasi kanë lindur, kohë kur edhe janë gati për të nisur fluturimin. Në natyrën e egër, pra jo në kushte të izoluara, shqiponjat jetojnë mbi 20 vjet, e madje ka edhe nga ato që kanë jetuar mbi 50 vite. /tesheshi.com/

Related posts