Auto Dak
Auto Dak

Shoqatat e gjyqtarëve, reagim ndaj xanxës së Ramës: nuk jemi KÇK!

Gjyqtarët shqiptare nuk e pranojnë xanxën “KÇK” vënë për ta nga Rama(kap ç’të kapësh), adresuar nha shefi i qeverisë për të gjitha ata njerëz në sistemin e drejtësisë, që sipas tij, të bindur se nuk do e kalojnë vettingun, po bëjnë kërdinë në vendime korruptive, duke i shërbyer madje dhe krimit të organizuar.

Një ditë pas Rama tha se KÇK-ja duhet shpallur organizatë në kërkim, ka reaguar Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve.

“Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit. Shoqatat tona janë të hapura për individualizimin e çdo shkeljeje ligjore në veprimtarinë e gjyqtarëve apo problematikave në tërësi në sistemin e drejtësisë dhe kanalizimin e tyre në institucionet përkatëse, në formën e sanksionuar nga legjislacioni në fuqi”, thuhet në një deklaratë të tyre.

Më tej, duke pretenduar se kanë qenë mbështetëse të Reformës në Drejtësi, ata thonë se kjo qasje(e kryeministrit), po dëmton pikërisht reformën në fjalë.

“Organizmat përfaqësuese të gjyqtarëve, që në fillimet e procesit të reformës në sistemin e drejtësisë kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakursyer për këtë reformë, duke kontribuar në mënyrë aktive, me qëllim arritjen e një produkti sa më cilësor. Ndërsa qendrimet agresive e të adresuara gabim, në kohën e zbatimit të një reforme kaq të thellë për sistemin, sjellin pasoja të dëmshme për reformën”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/ 

 

auto pjese dak

Related posts