Auto Dak
Auto Dak

Shoqata “Nëna Terezë” ndërton katër shtëpi për familjet e pastreha në Kosovë

 

Shoqata humanitare dhe bamirëse “Nëna Terezë” në Kosovë dhe Zvicër ndërtoi 4 shtëpi për familjet e pastreha në komuna të ndryshme.

“Me vite të tëra këto familje nga komuna e Gjakovës, Klinës, Hani Elezit dhe Vushtrrisë, kanë jetuar në kushte të mjerueshme dhe të papërballueshme për jetesë.

Pas identifikimit në terren nga koordinatorët e shoqatës ‘Nëna Terezë’, këtë verë këto familje u bënë pjesë e programit të ndërtimit 2017, donator i të cilit është dega në Zvicër.

Qëllimi i shoqatës është sigurimi i kushteve minimale të jetesës për familjet e pastreha të Kosovës”, thuhet në një njoftim të shoqatës “Nëna Terezë”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts