Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shokët gati s’e njohën! E dini se kush është ky tipi ojna-ojna?

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo shkaktoi një stuhi të vërtetë në mediat sociale me stilin e tij, dhe për shkak të kësaj, disa nga kolegët reaguan,

Portugezi u shfaq me një kombinim ojna-ojna të një këmishe me pantallona të shkurtra, me pothuajse të gjitha ngjyrat e imagjinueshme, gjë që shkaktoi disa reagime interesante.

“Filloni fundjavën me një atmosferë të mirë dhe një stil të mirë,” shkroi Ronaldo në një kombinim me vlerë më shumë se 1,375 euro.

Përkatësisht, këmisha kushton 720 euro, e pantallonat e shkurtra rreth 655 euro.

Shumë nga fansat e tij, si dhe shokët e skuadrës, komentuan zgjedhjen e modës së Ronaldos.

“Vëlla, nuk mendoj se është një stil i shkëlqyeshëm,” shkroi Mehdi Benatija.

“E pabesueshme”, ishte komenti i Leonardo Bonuçi.

Por Ronaldo tashmë ka “rrëmbyer” rreth tre milion pëlqime në Instagram. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com