Shoferi serb i një kamioni bllokon qendrën e Parisit për të përshëndetur Vuçiçin (video)

Një serb nga Bori, shofer kamioni, bllokoi trafikun në sheshin La Madeleine në Paris, për të përshëndetur bashkëpatriotin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Në fakt, ai e pa presidentin Vuçië teksa  po jepte një deklaratë për media, para nisjes për një drekë zyrtare e cila ishte organizuar nga Emmanuel Macron me  krerët e qeverive dhe shteteve, në Pallatin Elyse.

Së pari, ai përshëndeti me dorë Vuçiçin nga kamioni, dhe kur Vuçiç u kthye, u ndal, doli nga kamioni dhe u përshëndet me të, njofton Telegraf.

Sigurisht që sigurimi francez, i autorizuar për sigurinë e presidentit të Serbisë gjatë qëndrimit të tij në samitin për çështje të klimës në Paris, e përcollën me pak nervozizëm gjithë këtë skenë. /tesheshi.com/

Related posts