Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shock në Champions: Barça e Messit si Brazili i 2014-ës, nuk humb por poshtërohet 8-2 nga bavarezët

Atë që pësoi Brazili në Botërorin  e 2014 me Gjermaninë, duke u mundur tenistikisht deri në poshtërim 7-1, e ka pësuar dhe Barcelona mbrëmjen e kësaj të premteje, po përballë gjermanëve, në çerekfinalene e tretë për Champions.

Dhe rezultati ka qenë edhe më dramatik, ndonëse me diferencë të njëjtë shifrore, pasi ka qenë pezhorativ – 8-2.

Bavarezët morën epërsinë në minutën e 4 me një gol të Thomas Muller, dhe vetëm tre minuta më vonë Barça barazoi me një gol nga David Alaba.

Bayern morri sërish epërsinë në minutën e 22-të me një gol të Ivan Perisiç. Në minutën e 28-të, skuadra gjermane kaloi në epërsi me 3-1 përmes Serg Gnabry, dhe tre minuta më vonë shkoi në në 4-1 pas një tjetër goli të Muller, i cili ishte rezultat i pjesës së parë.

Barcelona arriti të zvogëlojë hendekun e madh në minutën e 57-të, por Bayern në të 63-in shënoi sërish përmes Joshua Kimmich – 5-2.Por skuadra gjermane nuk ndalet së sulmuari dhe në minutën e 82-të shënon me Robert Leëandoëskin. Tre minuta më vonë, Philipp Coutinho e çon rezultatin në 7-2, e në 89-ën minutë, braziliani shënon një tjetër gol tjetër, duke e vulosur rezultatin përfundimtar 8-2.

Tashmë, Bayern pret për gjysmefinale Manchester City-in ose Lyon-in, çerekfinalja e fundit kjo që luhet të shtunën. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts