“Shkupi-t 2014” i hyn uji: Teatri Kombëtar maqedonas ofron skena komike

Nga Miradie Hasani

Ujë dhe lagështi në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë. Ndërtimi i kësaj salle ka kushtuar 38 milion euro, ndërsa çatia e saj nuk ka përballuar motin me shi.

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski theksoi se të punësuarit po përballen me dy lloje problemesh. Njëri është që objektet e vjetra kanë problem serioze me kulmet të cilat pikojnë, dhe problemi i dytë është se objektet e reja të Shkupit 2014, të ndërtuara para katër vitesh, po i shfaqin simptomat e njëjta, sikurse objekte e ndërtuara para 50-60 vitesh.

“Menduam rreth asaj se a duhet të formojmë një nënkomision, grup punues për projektin Shkupi 2014. Sigurisht se atë do ta formojmë dhe ky grup punues që do të përbëhet nga ekspertë në fushën e ndërtimtarisë, inxhinierisë dhe arkitekturës do të punojë në këtë objekt për të konstatuar se sa ai është i sigurt”, tha Allagjozovski.

Drejtori i Teatrit Kombëtar thotë se këto defekte nuk paraqesin pengesë për t’u realizuar shfaqjet teatrale, porse është turp se si deporton shiu nga disa vende të çatisë.

“Rrjedh në skenë, rrjedh këtu dhe ja siç e shihni e kemi mbuluar për ta fshehur turpin”, tha Spasov.

Jo vetëm Teatri Kombëtar i Maqedonisë; gjendja është alarmante edhe tek Muzeu Arkeologjik. Drejtori Goran Sanev tha se uji rrjedh tek instalimi elektrik.

“Ato janë në pjesën e jashtme të ndërtesës,  në pjesën e garazhit që është i ngjitur me vetë ndërtesën dhe rrjedh uji atmosferik. Për fat të keq pikërisht në pjesën ku është bërë edhe instalimi elektrik”, tha Sanev.

Ndryshe, ministri i Kulturës Robert Allagjazovski se objektet e projektit Shkupi 2014 janë ndërtuar nën rrethana të dyshimta dhe se ato nuk janë  të sigurta për njerëzit të cilët punojnë brenda. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts