Shkup: hiqet “Maqedonia” nga ndërtesa e qeverisë

Pas heqjes së një gardhi rreth ndërtesës qeveritare në Shkup, në të njëjtën kohë është hequr dhe mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, e cila duhet të zëvendësohet me të riun, “Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore”

Pritet që në ditët e ardhshme kjo të ndodh dhe me  institucionet e tjera shtetërore, si dhe në kalimet kufitare, pasi emri i ri – Republika Veriore e Maqedonisë duhet të jenë zyrtarisht në përdorim për disa ditë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se pas përmbushjes së të gjitha kërkesave ligjore për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, qeveria në “Gazetën Zyrtare” shpall datën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe të drejtës kushtetuese.

Ministria gjithashtu tha se i gjithë procesi i ndryshimit të emrit pritet të përfundojë në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts