Auto Dak
Auto Dak

Shkup, Hahn pritet me protesta nga simpatizantët e VMRO-së

Simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, me moton “Për Maqedoni të Përbashkët” kanë filluar protestën e paralajmëruar para EU Info Qendrës, ku eurokomisioneri Johanes Hahn së bashku me tre eurodeputeët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn pritet të takojnë kryetarët e partive politike në Maqedoni.

Ata kanë paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë më masovike. Njëherit kanë kërkuar që të takohen me komisarin Johanes Hahn, megjithatë nga Hahn kanë marrë përgjigje negative.

Nga ana tjetër presidenti i shtetit Gjorge Ivanov i cili nuk do të takohet me komisarin Hahn, ka sugjeruar që kohën e planifikuar për takim me të, ta zhvillojë me përfaqësues të kësaj lëvizjes.

Protestuesit kanë sjellë me vete edhe kamionë duke bllokuar kështu rrugën. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts