Shkullaku: Më larguan nga ABC News, duan politikë tjetër

Armand Shkullaku është larguar nga drejtimi i televizionit informativ ABC News dhe këtë e bën të ditur në një intervistë publike jo në median ku ka punuar por te gazeta Mapo ku bashkëpunon si opinionist.

Në intervistën e tij, Shkullaku deklaron se është larguar nga pronari i televizionit për arsye që nuk i bën të ditura.

“Vendimi për të lënë AbcNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4-vjeçare me AbcNews quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë television”, thekson Shkullaku.

ABC News është një television informative nën pronësinë e Aleksandër Frangajt dhe Samir Manes.

Ndërkohë që Shkullaku njihet si një kritik i ashpër i Edi Ramës dhe stilit të tij qeverisës.

/tesheshi.com/