Auto Dak
Auto Dak

SHKRIMI/ Kur Soros sulmonte Greqinë për emrin e Maqedonisë: shfrenimi një vendi në BE dhe NATO

Këto ditë, morri fund një nga sagat më të stërzgjatura të post-komunizmit në Ballkan, përplasja mbi 20-vjeçare mes Greqisë e Maqedonisë në lidhje me emrin e kësaj të fundit. Shkupi vendosi ta ndryshojë atë – në Maqedonia Veriore, duke i hapur rrugën kështu një raporti normal mes dy vendeve. E megjithatë nuk ishte një proces që pati unitet. Në dy anët, palët që u pajtuan për një marrëveshje u përballën me linjat nacionaliste, të cilat iu vendosën dhe xanxën e “tradhëtarit”.

Çështja e emrit datonte që në fillim të viteve ’90-të, menjëherë pasi Maqedonia u pavarësua duke ikur nga Jugosllavia. Dhe atë kohë, George Soros, i angazhuar për të promovuar anti-nacionalzmin e vet në rajon, i është vërvitur rëndë Greqisë. Në një shkrim të tijin ato vite,të titulluar “Drejt shoqërive të hapura”, Soros shpreh pezmatimin e tij se si një vend i BE-së si Greqia sillet keq me fqinjin verior.

Pjesë nga shkrimi:

Sot e kësaj dite kemi një shemmbull edhe më flagrant, Greqinë, vend anëtar i Bashkësisë Europiane dhe NATO-s, pra, një vend plotësisht i integruar në komunitetin ndërkombëtar. E megjithatë, Greqia i ka mëshuar aq fort ndenjës nacionale saqë ka ngritur një stuhi të shfrenuar rreth emrin “Maqedoni”. Ajo e ka stërfryrë problemin e fqinjit të vogël e të dobët verior, Republikës së Maqedonisë, sikur ai përbën një kërcënim për integritetin e saj territorial.

Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se në Maqedoni ka një grusht njerëzish që ushqejnë ëndrra irredentiste të bazuara mbi padrejtësitë entike që kanë hequr në të kaluarën, por qeveria maqedonase i është përkushtuar sinqerisht krijimit të një shteti shumëkombësh e demokratik dhe është e gatshme të bëjë çdo konçension, pa hequr dorë nga identiteti i vet.

Por e keqja është se, opinion publik grek i ka kthyer sytë nga ekstremistët maqedonas dhe jo nga qeveria maqedonase e për më tepër, problemi në fjalë është shfrytëzuar nga forcat politike brenda vendit për të realizuar synimet e tyre.   

E sot, më shumë se dy dekada nga ky shkrim, Greqia ia arriti të “nënshtrojë” Maqedoninë për të shkuar drejt një emri të ri – siç. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts