728 x 90 Leaderboard

Shkrimi i bujshëm i priftit suedez: ju tregoj rrezikshmërinë e muslimanëve…

Kanë bërë bujë të madhe deklarimet e një prifti suedez në lidhje me muslimanët në vendin skandinav.

Fjala është për një prej klerikëve më të njohur në Suedi, Stefan Lindquist, i cili i ka quajtur musimanët si “të rrezikshëm”, duke gjykuar veprimet e e sjelljet e tyre.

Dhe rrezikshmëria në gjykimin e tij, ka qenë pikërisht ai lloj humaniteti, për të cilin prifti ka thënë se është e nevojshme ta ketë pikërisht shoqëria suedeze.

“Si muslimanët janë të rrezikshëm?”, ishte titulli i një artikulli shkruar nga prifti, ku në të thuhej:

“Një musliman më solli vezë të freskëta. Tjetri më pyeti për shëndetin. I treti më ofroi shërbim me makinën e tij pasi e imja ishte në servis. Unë e njoh një musliman që rregullisht sjell ushqim në shtëpinë e mikut të tij të varfër. Është e pabesueshme sa njerëz të rrezikshëm dhe të pabindur mendohet të jenë”, shkroi Lindquist me një ironi të hollë e therrëse, duke dashur t’u japë një shuplakë verbale paragjykimeve të shoqërisë ku ai bën pjesë, ndaj komunitetit musliman të atyshëm.

“Unë nuk besoj se një burrë suedez do t’i japë vezë të freskëta dikujt pa qenë pagesa në mes. Cili suedez do t’i çonte rregullisht ushqim në shtëpi mikut së tij të varfër? Muslimanët janë me të vërtetë shumë të rrezikshëm”, vijoi shkrimi i Lindquist, që më pas shtonte:

“Nuk e di, por mendoj se është koha që suedezët të hapin sytë dhe të shohib realitetin pa paragjykime. Kam njohur e bërë miq shumë muslimanë bujarë. Te ata kam vërejtur se kanë një zemër të dlirë që unë nuk e has në pjesën tjetër të shoqërisë në Suedi. Te asnjë prej tyre nuk kamhasur ndonjë urrejtje për dikë apo ndaj ndokujt. Mendoj se është shumë e rëndësishme se si i trajtojmë njerëzit. Nëse pranon këta njerëz në jetën tënde, do të marrësh prej tyre dashurinë. Ndërsa ne nuk jemi në gjendje të pranojmë ezanin e tyre që zgjat disa minuta”.

Pasi artikulli mbyti rrjetet sociale, prifti Stefan Lindquist dha një intervistë për gazetën suedeze Aftonbaldet. Aty theksoi se në këtë mënyrë suedezët duhet të tregonin dashuri dhe dhembshuri, sikur e kishte parë atë te muslimanët në këtë vend.

“Unë mendoj se frika dhe shqetësimi ndaj muslimanëve është krejtësisht i panevojshëm”, përfundoi Lindquist. /tesheshi.com/

 

Related posts