Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHKRESAT/ Të shkrihen bustet e Duçes, Viktor Emanuelit dhe Zogut: duhen për bustet e Enverit

Bustet e Musolinit, Viktor Emanuelit apo të mbretit Zog, të cilat kishin qenë të shpërndara nëpër dikasteret shtetërore, janë shkrirë dhe janë përdorur për të derdhur në bronx bustet e Enver Hoxhës. Dy dokumente të shkurtit 1947 flasin për nëj aksion të mbledhjes së gjithë busteve të sipërpërmendura për t’i shkrirë në Ofiçinën qendrore të Artilerisë.

Shkresa e parë është një urdhër i Kryeministrisë drejtuar gjithë minsitrive e një varg institucioneve të tjera për të mbledhur të gjithë bustet e Musolinit Viktor Emanuelit dhe Zogut, të cilat do t’i nevjiteshin ushtrisë për të bërë sumbulla për  vezmet (për të mbajtur plumbat) dhe sende të tjera ushtarake.

Por dokumenti i dytë thekson se në kulmin e këtij aksioni për të mbledhur bustet nuk duhej harruar se një numër i caktuar duhej të rezervoheshin pasi bronxi i tyre do të nevojitej për të bërë bustet e Komandanit (Enver Hoxhës). Ja shkresa e parë e datës 10 shkurt 1947:

Kryeministria

Nr.137

Tiranë më 13.2. 1947

Landa: Mbi bustet prej broxi

Gjithë Ministrive

Komisionit të Planit, Komisionit të kontrollit të Shtetit

Komitetit të arteve dhe Kulturës

Drejtorisë së radio Tiranës

Drejtorisë së shtypit 

Agjencisë telegrafike shqiptare

Minsitria e Mbrojtjes Kombëtare me shkresën e saj  nr. A1-1239 Res, dt.10.2.1947 na njofton se I nevojiten  të gjithë bustet prej bronxi të Mussolinit, Viktor Emanuelit dhe Zogut, që ndodhen, për ti bërë sumbulla për vezme e sende tjera ushtarake.

Duke parë nevojat e sipërme ju urdhërojmë që çdo bust që kini ju ose zyrat tuaja vartëset’I dorëzoni në ofiçinën qëndrore t’Artilerisë, ku këto do të shkrihen dhe do të përdoren për nevojat që përmendim. Çdo dorëzim që do të bëni e njoftoni edhe këtë kryesi.

Në një shkresë të pak ditëve më vonë, me 14 shkurt 1947 theksohet se bustet duhet të dorëzohen, por jo të bëhen sumbulla për të mbajtur fishekët në ushtri, pasi për atë qëllim mund të përdoren materiale të tjera, ndërsa bustet e Musolinit, Viktor Emanuelit dhe Ahmet Zogut duhet të mblidheshin të shkriheshin në fonderi dhe të përdoreshin për të derdhur në bronx bustet e Enver Hoxhës.

Ja teksti i shkresës së dytë datë 14 shkurt 1947:

“Për sa shkruani në të mësipërmen, meqë për sumbulla mund të përdoret edhe material tetër (si llamarina e aeroplanëve të prishun etj) po të shihet e arsyeshme dhe prej jush që dhjete buste bronxi që mund të ketë të shpërndara nëpër dikastere të mbeten në dispozicion të këtij Komiteti, mbasi bronxi nuk gjendet në vend dhe do të na nevojitet për buste të komandantit etj.

Lutemi që kjo çështje të shqyrtohet  dhe të na jepet urdhëri për të vepruar”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts