SHKRESA/ Rasti me Alimadhin: si nderonte Balli Kombëtar gjatë Luftës

Kur Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar bëri betimin në parlament javë më parë, si deputeti i ri, fjalëve protokollare të ish-komunistit Gramoz Ruçi iu përgjigjej duke mbajtur dorën në zemër.

Dora në zemër në fakt është një gjest mjaft i përhapur, por ballistët e kanë si detyrim etik.

 

Ndaj dhe z.Alimadhi thjesht e zbatoi besnikërishtkëtë detyrim, i cili është kumtuar dekada më parë nga Mit’hat Frashëri, ish-kreu intelektual i Ballit.

Me dorën e djathtë në zemër! – Ky ishte nderimi, që gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar bënin gjatë viteve të luftës. Ky nderim ishte ruajtur që para se të pushtohej Shqipëria. Në një lajmërim që Mit’hat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, bënte për të gjithë Komitetet dhe nënkomitetet e kësaj organizate, në maj të vitit 1944, thuhej se “nderimi i Ballit Kombëtar është ai që ka pasur Shqipëria para 7 prillit 1939, d.m.th tue vumë në zemër dorën e djathtë të shtrime horizontalisht”.

Më poshtë, shkresa e Mithat Frashërit e nisur nga Korça, me 20 maj 1944. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts