Shkollat serbe në Kosovë, me “zemrën” në Beograd: aty ku mësojnë zi e ma zi për shqiptarët

Nga Blendi Gashi

Ndërsa para luftës shkollat shqipe janë mbyllur nga okupatori serb, me qëllim që të zhduket arsimi shqip, pas luftës shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë pa kurrfarë problemi të punojnë me sistemin e Serbisë dhe me tekste shkollore që bien ndesh me Kushtetën e Kosovës ku mësojnë zi e më zi për shqiptarët.

Eshtë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi, në një nga seancat plenare të mbajtura gjatë kësaj jave që ka pranuar se shkollat serbe që janë prezente në Kosovë vazhdojnë të mos raportojnë në MASHT.

Deri më tani fatkeqësisht të gjitha shkollat që mësojnë në gjuhën serbe, vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë dhe jo të Republikës së Kosovës. Aktualisht çka ne kemi bërë është ngarkuar zëvendësministri, Bajrush Cezari për t’u marrë me çështjen e komuniteteve, veçanërisht me shkollat që nuk janë të integruara në sistemin e Republikës së Kosovës. Ai është duke bërë një punë me terren, ka filluar nga pjesa jugore sepse edhe në pjesën jugore kemi shkolla që nuk janë të integruara në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, për të parë se cila janë pengesat dhe mundësit që pastaj bashkë me partnerët ndërkombëtar të gjejmë mënyrën e integrimit në sistemin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, asnjë shkollë e cila mëson në gjuhën serbe nuk raporton në Ministrinë e Arsimit”, deklaroi Bytyqi.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi shprehu brengën se si në shkollat serbe mësohet me teskte shkollore që janë në kundërshtim me Kushtetutën ku për shqiptarët flitet në mënyrën më te keqe të mundshme, për cka kërkoi përgjegjësi nga ministri Bytyqi, Ky i fundit tha se kjo çështje duhet të kalojë në komision shtetëror që duhet të merren me çështjen e teksteve dhe integrimit.

Zgjidhja, vetëm përmes negociatave…

 

Njohësi i fushë së arsimit, Dukagjin Popovci thotë se shkollat serbe janë në varësi të Ministrisë së Arsimit në Beograd, dhe i zbatojnë programet mësimore të Serbisë, ndërsa nxënësit e këtyre shkollave pajisen me dëftesa të Serbisë.

Në afat të gjatë, kjo sjell jostabilitet, sepse edukohen gjenerata të tëra të nxënësve, jo për t’u integruar në shoqërinë kosovare, por për të jetuar krejtësisht jashtë realitetit. Problemi është i karakterit politik dhe jo arsimor. Serbia ka pasur sistem paralel në Kosovë në të gjitha fushat dhe arsimi vazhdon të jetë njëri prej sistemeve paralele që ende është i pranishëm”, thotë Popovci për tesheshi.com.

Sipas tij ky problem mund të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve mes dy shteteve dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Nuk shoh mënyrë tjetër se si mund të zgjidhet ky problem, përveç përmes negociatave.  Nga përvoja e viteve të nëntëdhjeta kemi mësuar se arsimi është çështje e ndjeshme, prandaj nuk duhet pritur se zgjidhja do të vjen lehtë dhe shpejtë”, thotë Popovci. /tesheshi.com/

 

Related posts